lawyer-28782_1280

www.asllani.com

STUDIO LIGJORE – ZVICËR – QË NGA 1998

Nese doni te ngroheni ne pleqëri, duhet te ndertoni nji shporet ne rini! (Fjale e Urte Gjermane)

Historiku / Rreth nesh

Zhvillimi aktual i tregut, ekonomisë dhe shoqerisë ka bërë te domosdoshëm një profilizim te shërbimeve dhe partneritetit me profesionistet e fushes. Natyra e shumëllojshme e problemeve që verehen dhe hasen në fushen e biznesit kërkojnë një ndihme ligjore të kualifikuar, të shpejtë dhe të vazhdueshme.

Studio Ligjore Asllani është themeluar në vitin 1998 nga Shani Asllani, jurist i diplomuar. Studio Ligjore ka për qëllim të saj të ofrojë shërbime ligjore, përfaqësim në juridiksione kombëtare dhe ndërkombëtare të shumë niveleve, konsulencë fiskale dhe finaciare, nëpërmjet një përkushtimi maksimal dhe profesional.

Studio Ligjore Asllani ka një pervojë shumëvjeçare në mbrojtjen e të drejtave të, qytetarëve, institucioneve, bizneseve si dhe shumë kategorive shoqërore të cilët ndeshen me probleme ligjore. Objektivi i studios ligjore Asllani ishte të bëhet një pikë referimi për klientët, të cilët kërkojnë në çdo moment asistencë ligjore profesionale, zgjidhje të problemeve nga më komplekset dhe parandalimin e tyre kur është e mundur.

Studio Ligjore ka gjithashtu marrëdhënie partneriteti me studio të ndryshme ligjore jo vetëm brënda Zvicrës por dhe jashtë saj si, Kosovë , Maqedoni , Mal i Zi , Serbi, Bosnjë, Shqipëri, Austri dhe Gjermani. Studio ligjore Asllani ka një eksperiencë të gjatë dhe të suksesshme sidomos në drejtesinë Zvicerjane, Kosovare si dhe shtetet tjera të territorit të ish Jugosllavise.

Studio Ligjore Asllani karakterizohet nga profesionalizëm i lartë, korrektesi, shpejtësi maksimale në zgjidhjen e çështjeve në favor të klientit, etike e larte profesionale dhe ruajtje konfidencialitetit te klientëve . Në punën tonë, ne udhëhiqemi nga fryma e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit të ngushtë profesional, duke u krijuar në këtë mënyrë klientëve tanë një ambient që ofron seriozitet dhe siguri.

Zyra udhëhiqet nga Shani A s l l a n i, jurist i diplomuar/ përkthyes i licencuar / zyrtar dhe stafi ndihmës që kryesisht kryen punët e sekretarisë.

Maj 2023, Winterthur – Zvicër

Shani A s l l a n i –  jurist i diplomuar

Çfare na bën neve të veçantë?

I lindur në Gjakovë, me njohuri të shkëlqyera të disa gjuhëve, ne jemi marrë gjithmonë me çështjet që kanë të bëjnë me Emigracionin, Skemat e Pensioneve dhe Përkthime. Kuptimi dhe përvoja personale e halleve që kanë emigrantët, na kanë bërë veçanërisht të ndjeshëm dhe të gatshëm për të ofruar njohuritë dhe shërbimet tona në këtë lëmi.